Connect with us

Politike

Dyshohej se blinte vota për Agron Kapllanajn, lirohet gruaja e shoqëruar në polici

Një grua është shoqëruar nga policia e Mallakastrës, pas denoncimeve ndaj saj se po blinte vota për kandidatin e Partisë Demokratike, Agron Kapllanajn. Pas shoqërimit në komisariat bëhet me dije se nuk i është gjetur asgjë e dyshimtë që mund të faktojë pretendimin e ngritur nga disa qytetarë pas qarkullimit të disa videove të dyshimta në rrjetet sociale.

Pas kontrollit të bërë nga policia, qytetarja e identifikuar si D.D është lënë e lirë.

Në Mallakastër, Agron Kapllanaj nën siglën e PD-së, kandidon përballë kandidatit të PS-së Qerim Ismailajt dhe Resmi Shanajt të koalicionit Meta-Berisha.

Advertisement