Connect with us

Aktualitet

Dyshohet se e përdhunuan më pas e vranë, kjo është 32-vjeçarja (FOTO)

Personi në foto është Luljeta Preza, 32-vjeçarja e cila u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm (2 gusht) poshtë Urës së Dajlanit në lagjen nr. 13 Durrës.

Trupi i saj u gjet rreth orës 10:30 dhe policisë disa orë për ta identifikuar dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga hetimet rezulton se e reja është goditur disa here me thikë në trup dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës” informoi policia e Durrësit në një njoftim të mëvonshëm.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 17 persona, që kanë lidhje shoqërore me viktimën për të shkuar në identifikimin e autorit të krimit.

Burimet thanë se viktima mund të jetë abuzuar seksualisht e më pas është vrarë gjatë natës, ndërsa trupi u gjet në mëngjes. Viktima ishte endacake dhe e pastrehë, ndaj dyshohet se ka kaluar natën jashtë, poshtë Urës së Dajlanit, ku qëndrojnë shumë pjesëtarë të komunitetit rom.

Advertisement