Connect with us

Kronike

Dyshohet se ishte shënjestër e atentatit, kontrollet e policisë për gjetjen e Gentjan Bejtjes

Gentjan Bejtja vijon të mbetet një nga personat më të kërkuar në vend pas atentatit që u bë ndaj tij e ku mbeti viktimë kunati Ramazan Sina dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur të shënjestrës.

Dy muaj pas atentatit në Larushk të Fushë-Krujës, blutë kanë ushtruar disa herë kontrolle për kapjen e tij, me qëllim marrjen e dëshmisë për atentatin duke qenë se konsiderohet shënjestër e tij.

Policia ka dyshime se ai fshihet në një nga bazat që kanë qenë objekt kontrolli në Lezhë, por që nuk kanë dhënë rezultate.

Pas atentatit në derën e shtëpisë së Gentjan Bejtjas, policia arrestoi si të dyshuar Valter Bamin, i konsideruar si “i forti i Niklës”, të cilit zyrtarisht i ngriti vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje, duke qenë se iu konstatuan në duar shenja baruti.

Ai dyshohet si i përfshirë në krim, por prokuroria dhe policia nuk kanë gjetur ende asnjë provë mbi të cilën të ngrinin ndonjë akuzë.

Advertisement