Connect with us

Aktualitet

Dyshohet se sulmoi pulat, qeni dhunohet brutalisht, gjendet pranë koshit të mbeturinave i futur në qese

Një qen është dhunuar brutalisht në qytetin e Shkodrës. Rasti i rëndë mësohet se ka ndodhur në lagjen Kiras ku një qen me plagë të shumta u gjet brenda një qese plehrash. Qeni u gjet i gjallë brenda qeses ndërsa brenda ishin edhe disa pula të ngordhura.

Dyshohet se qeni ka sulmuar pulat e pronarit, i cili më pas ka dhunuar pritalisht kafshën. Qeni ka marrë fraktura të shumta. Kafsha është gjetur nga vullnetarë të organizatës “Animals Need Me” dhe u dërgua menjëherë në një klinikë veterinare. Organizata “Animals Need Me” ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit.

Advertisement