Kronike
Dyshohet si porositës i vrasjes së Regis Runajt
Prokuroria e Posaçme ka tërhequr dosjen në ngarkim të Erjon Alibejt në procesin që po mbahet në gjykatë për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit.
Për zbardhjen e këtyre ngjarjeve fillimisht prokuroria e Elbasanit ka bashkëpunuar me Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën që kanë treguar se ekzekutimet janë urdhëruar nga Erjon Alibej.
Por thëniet e tyre janë të ndryshme nga dy dëshmitarët e tjerë të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhajt.
Hetuesit pritet ta bashkojnë në një dosje të vetme ku kanë dyshime që Alibej të jetë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Në momentin e arrestimit të Erion Alibejt, prokuroria theksoi se kishte prova se ishte porositësi i vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej në fund të dhjetorit 2018 në hyrje të Elbasanit bashkë me dy persona të tjerë.