Aktualitet
E akuzuar për korrupsion, dënohet me dy vite shërbim prove ish-gjyqtarja
Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy vite shërbim prove ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion.
Gjithashtu Gjykata vendosi edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3-vjeçare.
Ndërsa, për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 4 milionë lekësh gjyqtares, Gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkuartuar, shkon në 1.4 vite burg.
Më 2 qershor, SPAK kishte kërkuar 4 vite burg për Vyshkën që me gjykim të shkurtuar shkonte në 2 vite e 8 muaj.
Vyshka akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.
Akuzat
Xhulio Musai ka qenë i arrestuar për plagosje. Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Zamira Vyshka, nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj, për shumen e 2 milion lekëve por, pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para. Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni.
Avokati Ilir Pashaj, i arrestuar së bashku me Vyshkën luajit rolin e ndërmjetësit për t’i ofruar para gjyqtares.
Ndërkohë, me Pashajn, avokati i Musait, komunikonte shtetasi Taulant Ramollari.
Pjesë nga përgjimet:
Ramollari: Avokat mirëmbrema.
Avokati: Ca bën, mirë, mirëmbrëma, si ke qenë ti?
Ramollari: Mirë, tani jam.
Avokati: Ca bën ti njëherë?
Ramollari: Mirë.
Avokati: Mirë ke qenë ti?
Ramollari: Mirë mirë, nesër ca ore do dalësh, të vij të takoj?
Avokati: Po nesër nga ora 9 afërsisht do jem unë.
Ramollari: Mirë, pimë kafen në mëngjes nga ora 10.
Avokati: E të shikojmë orarin.
Ramollari: Mirë, po dal nga ora tetë e gjysmë dhe pimë kafe.
Avokati: Ok, mirë mirë.
Ramollari: Mirë, mirë të keqen?
Avokati: Mirë.
Ramollari: Hajd, të kam flori, rrofsh të keqen.
Avokati: Hajd, mirupafshim.
Ramollari: Natën e mirë, natën, natën.