Connect with us

Sport

E ardhmja e Cancelo, kërkohet nga Arsenali por portugezi preferon…

Huazimi i Bayernit përfundoi të premten, kështu që Joao Cancelo tani është rikthyer zyrtarisht te Manchester City, ku kontrata e tij është deri në vitin 2027, raporton Kicker.Megjithatë, është e paqartë nëse ai do të qëndrojë. Tani ka të paktën një të interesuar nga Premier League.

Arsenali, të cilët patën përvoja të mira me Oleksandr Zinchenko dhe Gabriel Jesus sezonin e kaluar, e shohin atë si zgjidhjen ideale në krahun mbrojtës dhe duan të fillojnë përpjekjet e tyre për futbollistin portugez. Përveç Joao Cancelo, në listë si alternativa janë edhe Benjamin Henrichs nga Leipzig dhe Sacha Boey nga Galatasaray.Dëshira e Cancelo do të ishte një angazhim me një klub të madh në Spanjë, por aktualisht nuk ka oferta konkrete.

Advertisement