Connect with us

Sport

E ardhmja e Sylvinhos përtej Europianit në pikëpyetje, Federata i kërkon ndihmë qeverisë

Sylvinho Campos mori drejtimin e Kombëtares Shqiptare në janar të këtij viti, duke ardhur së bashku me dy ndihmësit e tij Pablo Zabaletën dhe Dorivën, të dy nga Amerika Latine.

Braziliani firmosi një kontratë për 18 muaj që parashikon një marrëveshje të zgjatur deri në mesin e qershorit, periudhë kur skuadra do të luajë finalet e Europianit të Gjermanisë vitin e ardhshëm. Padiskutim, arritja e kualifikimit i jep pikë Sylvinhos i cili tashmë mund të rinovojë kontratën me kuqezinjtë përtej Europianit dhe pse jo për të drejtuar Shqipërinë dhe në kualifikueset e Botërorit për vitin 2026.

Shumë oferta kanë ardhur në drejtim të tij, por Federata nuk ka ndërmend të qëndrojë duarkryq dhe se do të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të rritur rrogën e tij.

Paraqitja e Shqipërisë në këto kualifikuese Europiani

Advertisement