Connect with us

Pinknews

E bujshme! Jozi pranon homoseksualitetin e tij? “A mundem ta marr Gjesin për burrë”

Gjatë ditës së sotme, një moment i tensionuar mes dy banorëve të shtëpisë së “Big Brother” ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Në dhomën e gjumit, Gjesti i ka shprehur troç mendimin e tij për Jozin, duke vënë në dyshim aftësitë e tij për lojën

“Ti këndo sa më shumë, që të të ecë muzika jashtë, sepse as konstruktin s’e ke për këtë lojë”, u shpreh Gjesti me tone të drejtpërdrejta, duke krijuar një atmosferë tensioni mes tyre.

Jozi, megjithatë, e kaloi situatën me qetësi dhe ironi, duke iu përgjigjur: “A mundem unë të të marr ty për burrë?”.

Ky shkëmbim i papritur ka nxitur diskutime mes banorëve, por edhe një reagim të madh nga publiku që ndjek çdo moment nga shtëpia.

Ndërkohë, jashtë shtëpisë, gazetarja Dasara Karaiska ka publikuar disa foto të Jozit me një djalë tjetër, duke aluduar për orientimin e tij seksual.

Këto fotografi kanë shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar mbi etikën e këtyre publikimeve dhe impaktin që ato mund të kenë te Jozi dhe familja e tij.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Jozi vazhdon të tregojë qetësi brenda lojës, ndërsa situata të tilla vetëm sa shtojnë intrigën dhe interesin për publikun.

Advertisement