Sport
E BUJSHME/ Tenisti Rafael Nadal ndan me fansat lajmin e madh
Rikthimi i Rafael Nadal është më pranë se kurrë, pas një viti shkëputje në garat e tenisit. Në një video të publikuar në faqet e tij në rrjetet sociale ai ka treguar se është gati të rikthehet në garat e tenisit. Kështu, ish-numri 1 i botës deklaroi se do të garojë sërish në turneun e Brisbane, i cili zhvillohet nga 31 dhjetori deri më 7 janar.
“Përshëndetje të gjithëve, pas një viti jashtë, ka ardhur koha të rikthehemi. Do të jetë në Brisbane, në javën e parë të janarit. Shihemi atje. Besoj se kam punuar mjaftueshëm në karrierën time sportive për të mos e mbyllur karrierën në një konferencë shtypi. Do të përpiqem ta përfundoj karrierën time profesionale në mënyrën e duhur”, theksoi Nadal kohë më parë, duke shfaqur tashmë imazhet e tij në palestër.
🎧👀💪🏻😉 pic.twitter.com/iH7NvsQGMT
— Rafa Nadal (@RafaelNadal) December 1, 2023