Shkrime
E dija që shtetin po na e bëjnë zotërinjtë, por paskan qënë…
Nga Edison Ypi
Unë e kam ditur se Shtetin po na e bëjnë Zotnij të përkushtuar që skuqen e zverdhen, me Kanun, Besë, Nder, Moral.
Nga ata që në rrethana të veçanta kërkojnë ndjesë, dhe hiqen mënjanë. Në mos, dalin në Duel vrasin tjetrin ose veten.
Prandaj dhe nuk kam pretenduar kurrë asgjë nga rraca e këtyre mutërve. Veçse i kam votu, ndihmu, i kam prit, i kam justifiku, por edhe kam rrahur e më kanë rrahur për hesap të tyre.
Por kta pasken qën ca halabakë, rrugaçë, derra, drogaxhinj, hajdutë, kontrabandistë, trafikantë, ca minj gjirizash pa absolutisht asnjë lidhje me Nderin e Moralin, që t’ua rjepësh lëkurën me brisk e t’ua presësh mishin me gërshërë, e kanë pak.