Connect with us

Kronike

E FUNDIT/ 22-vjeçarja kapet duke shitur kokainë

Një 22-vjeçare është arrestuar nga policia, pasi është kapur nga efektivët duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike kokainë një të riu 29-vjeçar.

Po ashtu edhe 29-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë nga policia.

E reja do të akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen K. P., 22 vjeçe, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin R. I., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasen K. P., duke i shitur 29-vjeçarit një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement