Kronike
E FUNDIT/ Aksident në rrugën Lezhë-Vau i Dejës, 3 të plagosur rëndë

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën nacionale Lezhë –Vau i Dejës, në afërsi të fshatit Fishtë.
Deri më tani mësohet se aksidenti ka ndodhur si shkak i përplasjes së dy motoçikletave
Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

