Kronike
E FUNDIT/ Qëllohet me armë zjarri drejt pikës së karburantit
Sot në Fierzë të Tropojës, është qëlluar me armë zjarri, në drejtim të pikës së karburantit dhe ambientit ndihmës të një shtetasi.
Për pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rastin.
Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve
Më datë 07.08.2024, në Fierzë, në drejtim të pikës së karburanit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43-vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit.