Aktualitet
E GJITHË BOTA ME SYTË NGA CHAMPIONS – “ROAD TO MUNICH” VENDOSET TANI

Jeni gati për të tjetër mesjavë yjesh? Në CHAMPIONS LEAGUE luhet akti i dytë dhe vendimtar i çerekfinaleve. Në TRING SPORT, platformën më të madhe sportive, mesjava “ndizet” nga jehona e tempujve të futbollit, ku do të përcaktohen gjysmëfinalistët. Pas një raundi të parë që u shndërrua në kryefjalë e trend botëror, sidomos kur Declan Rice shtangu me një dopietë Mbape, galaktikët e Madridit dhe “ndezi” botën e futbollit, duke treguar se asnjë kompeticion tjetër nuk mund të jetë kaq i paparashikueshëm dhe me emocione kaq të fuqishme sa duket se vijnë nga një tjetër planet.
DORTMUND – BARCELONA – E MARTË, 21:00, TS1
E marta nis me një superndeshje. Pas një goleade që thuajse i kualifikoi që në aktin e parë, katalanasit e pandalshëm udhëtojnë drejt Dortmundit, për të sfiduar në shtëpi gjermanët në dizavantazh dhe për të finalizuar një rrugëtim spektakolar. Por janë ende 90 minuta për t’u luajtur.
ASTON VILLA- PSG – E MARTË, 21:00, TS2
Po të martën, yjet francezë, me një epërsi bindëse dhe më të motivuar se kurrë, sfidojnë në aktin e dytë dhe vendimtar, luanët luftarakë të Birmingamit në shtëpinë e tyre, me një mision të qartë, kualifikimin për në gjysmëfinale.
REAL MADRID – ARSENAL, E MËRKURË, 21:00, TS1
Të mërkurën, në Bernabeu dhe në Tring Sport 1, mbretërorët e Madridit kërkojnë përmbysjen historike, në një duel superfuqish që duket si i parashkruar kundër londinezëve në avantazh dominues. Por, në futbollin e klasit, kualifikimi vendoset deri në çastin e fundit.
INTER – BAYERN, E MËRKURË, 21:00, TS2
Ndërkohë që, pas triumfit të rëndësishëm në transfertë, për kampionët italianë misioni “gjysmëfinale” duket më afër se kurrë, por bavarezët s’do të dorëzohen lehtë sepse në lojë është kualifikimi. Sansiro mirëpret të mërkurën spektaklin që dhurojnë superduelet italo-gjermane.
Kjo është magjia e Ligës së Kampionëve dhe të gjithë do të jemi me sytë nga fushat ku do të përcaktohen 4 më të mirët e “Road to Munih”, në një kompeticion që po na mban me frymën pezull deri në çastin e fundit.
Në TRING SPORT, në shtëpinë e kampionëve, të martën dhe të mërkurën, zbret e gjithë madhështia superligës kontinentale, ku historia shkruhet dhe ëndrrat mbajnë shije finalesh.

