Politike
“E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje”, LaCivita: Votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, u shfaq në mitingun përmbyllës të opozitës në Bulevardin e Ri në Tiranë, duke mbajtur një fjalim të fuqishëm para mbështetësve demokratë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit.
“Pse të mos vendosni besimin tuaj te doktor Berisha, një mjek për të ardhmen tuaj, me një plan të vërtetë për të rregulluar ekonominë dhe për t’i dhënë fund korrupsionit?” – deklaroi LaCivita, duke e përshkruar liderin historik të PD-së si njeriun e duhur për drejtimin e vendit.
Strategu nënvizoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vëmendjen ndërkombëtare:
“Vij te ju si një amerikan që sheh një të ardhme të ndritur për një vend të madh dhe një popull të shkëlqyer. E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje.”
LaCivita e mbylli fjalimin me një thirrje për pjesëmarrje masive në votime: “Votoni për të ardhmen tuaj. Ajo varet nga vota juaj. Faleminderit Shqipëri. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore, Fitore, Fitore!”

