Pinknews
E ka tradhtuar? Merr fund lidhja e shumëpërfolur e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn
Luana Vjollca i është rikthyer muzikës dhe sapo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Lumi B të titulluar “Atë natë”. Kënga i dedikohet ndarjes dhe tradhtisë.
Vetë moderatorja ka treguar se kënga është dedikim dhe shumë personale.
Sipas burimeve për revistën “Who”, moderatorja i ka dhënë fund marrëdhënies me Krenar Çoçajn. Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë.
Mesa duket, moderatorja ka zbuluar tradhtinë e partnerit dhe i ka dhënë fund lidhjes.