Connect with us

Kronike

E konfirmon ADN-ja, trupi i gjetur i murosur në Spanjë i përket Sibora Gaganit

Dy javë pasi autoritetet spanjolle gjetën eshtrat e Sibora Geganit, të murosur në një apartament në Terremolinos të Spanjës, analizat e AND-së vërtetojnë se trupi i gjetur i përket 22-vjeçares shqiptare, e cila u vra nga i dashuri i saj. Bëhet me dije se autoritetet gjyqësore i kanë komunikuar familjes Gegani përgjigjet e ADN-së, pas ekspertizës që iu nënshtruan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga. “Testet e ADN-së, pasi janë krahasuar me mostrat e marra nga trupi i gjetur, i korrespondojnë pa asnjë dyshim Sibora Gaganit”, thonë ata. Mediat spanjolle shkruajnë se tashmë autoritetet do të ndjekin të gjitha hapat që familja e Sibora Geganit të mund të riatdhesojnë trupin e të resë në Shqipëri. Pas rreth 9 vitesh nga vrasja në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e Sibora Geganit në banesën ku ajo ka pas jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo, i cili është edhe vrasësi i saj. Zbulimi i eshtrave të saj, vjen pas dëshmisë që ka dhënë autori, i cili pas arrestimit në muajin maj dëshmoi se e ka vrarë Sibora Geganin dhe e kishte murosur atë në murin e banesës. Eshtrat e 22-vjeçares shqiptare u gjetën më 7 qershor të këtij viti në një qese plastike brenda një muri në banesën në Malaga ku banonte çifti. Tani që ka mbërritur konfirmimi i vdekjes së Siborës, dëshira e vetme e nënës së saj është që të mund t’i bëjë një varrim të denjë vajzës së saj për lamtumirën e fundit. Kërkesa e saj është të marrë drejtësi për krimin e tmerrshëm të kryer.

Advertisement