Connect with us

Bota

E krahason luftën në Ukrainë me dy fëmijë që përleshen: Ndonjëherë është më mirë t’i lësh të luftojnë për një kohë

Gjatë takimin në Zyrën Ovale me Kancelarin gjerman Friedrich Merz, Presidenti amerikan Donald Trump ka treguar se ka patur një bisedë dy-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë asaj bisede, ai ka treguar se i ka dhënë homologut të tij analogjinë e dy fëmijëve që përleshen në një park.

“Ndonjëherë është më mirë t’i lësh të luftojnë për një kohë”, ka thënë ai.

Trump ka thënë po ashtu se po vërente se ishte e vështirë të ndalej lufta sepse ka “shumë armiqësi” midis dy vendeve dhe urrejtje të madhe midis Putinit dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Advertisement