Connect with us

Pinknews

E mbajti të fshehtë, Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

Miliarderi dhe sipërmarrësi i njohur i SpaceX, Elon Musk është bërë baba për herë të 12-të, sipas mediave të huaja.

Dyshohet se ai dhe Shivon Zilis sjellën në jetë fëmijën e tyre të tretë në fillim të këtij viti.

Lajmi, i cili ishte mbajtur i fshehtë, u zbulua së fundmi nga Bloomberg.

Sipas Bloomberg, Musk ka 12 fëmijë, gjashtë prej tyre kanë ardhur në jetë në pesë vitet e fundit.

Këtu përfshihen tre fëmijë me këngëtaren Grimes dhe tre me Zilis.

Një burim i afërt me dyshe zbuloi se foshnja ka lindur në fillim të këtij viti, lajm ky të cilin as Zilis dhe as Musk nuk e kanë komentuar.

Elon Musk është i njohur për preferencën e tij për ruajtjen e privatësisë në lidhje me jetën e fëmijëve të tij. Edhe pse herë pas here ndan disa pamje nga familja e tij, ai shpesh përmbahet nga diskutimi i çështjeve personale publikisht.

Advertisement