Kronike
E mbanin peng dhe e shfrytëzonin për pro*titucion, në pranga tre ‘tutoret’
Tre gra janë arrestuar nga policia e Fierit pasi kanë mbajtur të mbyllur dhe kanë shfrytëzuar për prostitucion një 24 vjeçare në Patos. Në pranga kanë rënë Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska dhe e mitura A.D. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe Arbër Mehmeti, person ky me precedentë të mëparshëm penalë dhe njëherësh i Clab “Cassablanca” në Fier. Prej dy muajsh, 33 vjeçari, Arbër Mehmeti në bashkëpunim me tre të arrestuarat, nëpërmjet kërcënimeve ka mbajtur të mbyllur 24 vjeçaren të cilën e ka shfrytëzuar edhe për prostitucion në banesa me qera dhe hotele të ndryshme të Fierit. 32 vjeçarja Pranvera Isufaj dhe Arbër Mehmeti kishin të dy precedentë të mëparshëm penalë.
Mehmeti ishte dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë. Rezulton se në 2013, Arbër Mehmeti u arrestua pasi së bashku me Shpëtim Kandën, në vendin e quajtur “Transport Patos”, tentuan të vrasin me armë zjarri, dy të rinjtë E.S dhe E.S, 21 vjeç.
Ndërsa, e arrestuara, Pranvera Isufaj në mars të vitit 2018, ka kundërshtuar forcat e policisë gjatë kontrollit që po zhvillonin në një lokal nate në Fier ku shitej kokainë. 32-vjeçarja ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.