Aktualitet
E mbështjellë me një batanije dhe e lënë në garazh,gjendet foshnja e braktisur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një bebe e porsalindur është braktisur në ambientet e një garazhi të një pallati në zonën e Yzberishtit.
Ka qenë një banor i cili e ka dëgjuar foshnjën duke qarë, dhe më pas ka njoftuar policinë. Pas mbërritjes së efektivëve, është gjetur foshnja e lënë në tokë, mbështjellë me një batanije.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin e personit që e ka lënë foshnjën në këtë ambient, ndërsa po ashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën përreth.