Kronike
E mërkurë tragjike, pesë aksidente me tre viktima
TIRANË– Kjo e mërkurë ka regjistruar një bilanc tragjik të viktimave si pasojë e aksidenteve rrugore. Në total janë regjistruar 5 aksidente me 3 viktima. Aksidentet me pasoja të rënda janë rregjistruar 2 në Tiranë, 1 në Fier me vdekje, që u kanë marrë jetën 3 personave, teksa më persona të plagosur u raportuan në Berat e Vlorë. Në Kombinat, një shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe hyri në oborr duke përplasur për vdekje një 23-vjeçare në shtëpinë e saj. Viktima është identifikuar si Marjana Seitaj e cila po qëndronte sëbashku me familjarët e tjerë në oborr në momentin kur ndodhi aksidenti.
Ndërkohë, në Mjull Bathore një makinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, teksa paraprakisht dyshohet se atij i ka rënë infrakt. Në Fier, makina ka përplasur për vdekje këmbësorin 75-vjeçar Hysen Rucaj 75 vjeç i cili humbi jetën në vend. Në Vlorë makina ka përplasur motorin, ku drejtuesi është dërguar me urgjencë në spital, teksa edhe në Berat, makina përplasi një 15-vjeçar që po udhëtonte me motor gjithashtu. Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë vetë adoleshenti që mendohet se i ka prerë rrugën automjetit.
…
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure, ku ka humbur jetën shoferi i një kamionçine.
Ngjarja ka ndodhur në Mjull Bathore, ku një makinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë. Identiteti i viktimës nuk dihet ende.
“Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë”, njofton Policia.
…
Një aksident është raportuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Vlorë në lagjen ‘Partizani’, mjeti është përplasur motorin, drejtuesi i të cilit ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore përkatëse. Ende nuk dihen personat e përfshirë në aksident apo shkaqet.
Policia në vendngjarje për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
…
Një aksident është raportuar në orët e para të mëngjesi të kësaj të mërkure në aksin rrugor Levan- Tepelenë ku një 49-vjeçar banues në Kosovë duke drejtuar mjetin tip ‘Jeep’ ka përplasur për vdekje një 5-vjeçar banues në Cakran. Bëhet fjalë për shoferin Flamur Maloku 49 vjeç banues në Kosovë dhe Hysen Rucaj 75 vjeç i cili humbi jetën.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” ku 49-vjeçari, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka përplasur me pasojë vdekjen, 75 vjeçarin, banues në Cakran, Fier.
Flamur Maloku u shoqërua në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksident.