Connect with us

Pinknews

E nxorri i ati prej “Grande Fratello-s”?/ Ja si qëndron e vërteta e Heidit

Siç e dimë tanimë, Heidi, e cila aktualisht është konkurrente në formatin e “BBV3”, ka qenë gjithashtu një konkurrente në “Grande Fratello”.

Gjatë një puntate, befas ajo vendosi të “braktiste” Grande Fratello-n dhe ky vendim i saji erdhi pas një takimi me të atin në program ku ky i fundit kërkoi daljen e Heidit nga shtëpia për shkak se nuk i pëlqente afërsia që ajo kishte krijuar me 47-vjeçarin, Massimiliano Varrese, një tjetër konkurrent i “Grande Fratello-s”

“Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të kapi dhe të vuri nën stres. Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di. Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte.”- u shpreh babai i Heidit asokohe.

Mirëpo si qëndron e vërteta? Heidi u largua me dëshirën e saj apo u ndje “e detyruar” prej të atit?

E ftuar në “Cherry On Top”, ka qenë mamaja e Heidit, e cila ësh pyetur prej Bora Zemanit lidhur me rrugëtimin e Heidit në Grande Fratello, mirëpo ajo deklaroi se bashkëshorti i saj nuk kishte dorë në daljen e Heidit nga shtëpia.

Advertisement