Connect with us

Bota

E papritur/ Dorëhiqet kryeministrja britanike

Kryeministrja britanike Liz Truss ka dhënë dorëheqjen, vetëm gjashtë javë në detyrë, duke e bërë atë një nga kryeministret me mandatin më të shkurtër në historinë britanike

Truss  e njoftoi me pahir vendimin pas një takimi me Graham Brady, kreun e të ashtuquajturit Komiteti i vitit 1922, i cili tradicionalisht ka qenë i ngarkuar me organizimin e një votimi mosbesimi kur një numër i madh deputetësh i shkruajnë se do të votojnë kundër kryeministrit aktual.

Brady i tha Truss se shumica e partisë tani është kundër saj dhe se nëse donte të kursente veten nga poshtërimi i dëbimit nga kolegët, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të jepte dorëheqjen vullnetarisht dhe menjëherë. Dhe kështu bëri…Dy nga paraardhësit e saj në krye të konservatorëve dhe në krye të Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May dhe Boris Johnson, kishin dhënë dorëheqjen në të njëjtën mënyrë: ose largohuni ose do të detyroheni të largoheni.

Pas dorëheqjeve të ditët e fundit të ministrit të Financave dhe ministres së Brendshme, dy prej aleatëve të saj më të ngushtë në qeveri, situata për Trussin ishte bërë e paqëndrueshme. Dëmi që i shkaktoi vendit nga politika e saj fiskale, tashmë e kthyer me ngut, iu shtua humbja e autoritetit.

Ish-ministri i financave Rishi Sunak duket se është kandidati për lidershipin e ri britanik.

 

Advertisement