Kosova
E papritur/ Edhe mediat ruse shkruajnë për dorëheqjen e Aleksandër Vuçiç prej protestave të studentëve

Presidenti serb Aleksander Vuçic ka vënë kusht për dorëheqjen e tij, raportojnë mediat ruse.
“Nëse vërtetohet se forcat e sigurisë kanë përdorur top zanor në protestën e mbajtur në Beograd më 15 mars, unë do të jap dorëheqjen”, citohet të ketë thënë Vuçiç
Sipas agjencise ruse RBC, mbështetësit e opozitës akuzuan më parë autoritetet serbe se urdhëruan përdorimin e një “topi zanor” për të shpërndarë demonstratat në Beograd. Në përgjigje, autoritetet serbe kanë njoftuar se janë të gatshme të përfshijnë FSB-në ruse dhe FBI-në amerikane në hetim”.
RIA Novosti, në artikullin “Duhet të keni turp – Vuçiq bëri një deklaratë të papritur”, shkruan “për një deklaratë të pazakontë”, duke iu referuar ofertës së Vuçiqit për të dhënë dorëheqjen nëse konfirmohen raportet për përdorimin e armëve zanore nga forcat e sigurisë kundër protestuesve në Beograd.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Informacionit të Sigurisë, raporton RIA Novosti, kanë hedhur poshtë kategorikisht akuzat se është përdorur një “top” I tillë.
Në mbledhjen e kabinetit të dielën, Vuçiq i bëri thirrje ministres së Drejtësisë të zbulojë se kush po përhap akuzat për përdorimin e “topit zanor” nga autoritetet, ndërsa Prokuroria urdhëroi Ministrinë e Brendshme të kryejë një hetim.
Ata theksojnë edhe deklaratën e ambasadorit rus në Beograd, Aleksandër Botsan Kharçenko, se “mospërqasja e Serbisë me sanksionet ndaj Rusisë është një nga arsyet pse Evropa në mënyrë të fshehtë po minon dhe lëkundet stabilitetin në Serbi”.

