Connect with us

Pinknews

E papritur! Gjyshja e Kiarës përfundon në spital nga komentet negative

Përplasjet e Kiarës me Efin brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe komentet negative që ka marrë moderatorja kanë ndikuar në gjendjen shëndetësore të gjyshes së saj.

Sipas kushërirës së Kiarës, gjyshja nuk është ndjerë mirë dhe ka përfunduar në spital. Në një emision televiziv, i bëri thirrje komentuesve që të bëjnë kujdes me reagime për shkak të gjendjes së familjarëve.

‘Komentet negative në rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të afërmit. Kam biseduar me familjarët e saj. Pak para se të nisja emisionin, fola dhe me gjyshen e Kiarës e cila është prekur shumë nga këto komente dhe mesazhe, saqë ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe i është dashur të shkojë në spital nga komentet dhe sulmet e shumta në rrjetet sociale. Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithë komentuesve, jo vetëm për Kiarën por për të gjithë, që të bëjnë kujdes me familjarët jashtë’- tha kushërira e Kiarës.

Advertisement