Lifestyle
E paralizuar në karrocë prej stresit dhe ankthit, historia e trishtë e shqiptares në Suedi: Ja ç’më thanë mjekët
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/SEMUNDJE.jpg)
Saranda Lubishtani është këngëtarja shqiptare me një histori shumë të trishtë. Ajo jeton në Suedi dhe nga stresi e ankthi ka kaluar në paralizimin e gjymtyrëve për tre muaj.
Në fillim mjekët i thanë që nuk do të ecë për një vit dhe për të ishte një moment shumë i vështirë.
Në një lidhje me Skype Saranda ka zbuluar se ky ankth e stres iu shkaktua nga dhuna që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj. Së fundmi, ajo është bërë virale në rrjetet sociale, pasi shfaqet me babain e saj, i cili i lëmon këmbët, ndërkohë në fëmijëri ia lëmonte ajo atij.
“Babën e kam afër zemrës sepse e kam shokë, edhe që e vogël ia kam lëmuar babës këmbët dhe erdhi dita që baba të lëmojë këmbët e mia.
Erdhi një ditë kur mua më lëshuan këmbët dhe kjo ka ardhur nga stresi dhe nga ankthi. E kur ndodhi, kam pasur ndihmën e familjes. Unë kam dhe dy fëmijë. Prindërit e mi jetonin në Kosovë dhe nuk i kam treguar që nuk mund të eci, kur kanë ardhur këtu e kanë kuptuar dhe janë ndjerë shumë ke. Më kanë qendruar gjihmonë pranë”, rrëfeu ndër të tjera Saranda.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)