Connect with us

Kronike

“E pashë djalin me armë në dorë”/ Zbardhet dëshmia e nënës…

Është zbardhur dëshmia e nënës së Roland Sinait, autori i vrasjes së Migena Sinait mëngjesin e sotëm në Shkozë. E moshuara ka deklaruar se e ka parë djalin me armë në dorë dhe i ka thënë të shkojë të flejë, por më pas ka dëgjuar krismat dhe kur ka hyrë në dhomën ku flinte viktima ka gjetur vajzën 2-vjeçare të saj duke qarë.

“Unë e kam parë djalin me armë në dorë, i thashë ik të flesh. Kur dëgjova krismat shkova direkt te dhoma e nuses dhe gjeta vajzën e vogël duke qarë”, ka thënë ajo në polici.

Mësohet se nëna e autorit të dyshuar ka probleme shëndetësore dhe vështirësi në ecje, pasi është nënshtruar një ndërhyrjeje duke vendosur hekura në këmbë.

Ndërkohë, trupi i 43-vjeçarit është gjetur i pajetë në oborrin e banesës dhe arma e krimit larg trupit.

Ka dyshime se ka qenë babai i tij i moshuar, i cili vuan nga skleroza që ka larguar armën nga trupi i të birit, megjithatë blutë e Tiranës po hetojnë të gjitha pistat e mundshme për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisement