Connect with us

Aktualitet

Shokuese/ 18 vjeçari rreh barbarisht nënën e tij, e bën për spital (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një i ri është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Në pranga është vënë shtetasi Samuele Hamzallari, 18 vjeç, banues në qytetin bregdetar. Ndërkohë, pas dhunës së ushtruar nga i biri, raportohet se nëna është shtruar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin S. H., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, e cila është e shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Advertisement