Aktualitet
E pazakontë/ 16-vjeçari rreh të dashurën dy vite më të vogël
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Bilisht, ku Policia njofton se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 16-vjeçar.
Arsyeja e vënies nën hetim të të miturit sipas autoriteve është për shkak se ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, dy vite më të vogël, një vajze 14 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 14 vjeçe.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.