Connect with us

Aktualitet

E pazakontë, efektivët e policisë në Tiranë gjejnë armën e fshehur poshtë sediljes

Një rast i paprecedentë ka ndodhur në një nga komisariatet e Tiranës. Mbrëmjen e së mërkurës një efektive e patrullës në komisariatin nr 1 në Tiranë së bashku me kolegun e saj kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit të shërbimit. Fillimisht, punonjësja e policisë ka humbur një send personal dhe ka kërkuar sëbashku me kolegun në mjet. Në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit kanë gjetur një çantë të zezë meshkujsh të mbuluar me pluhur. Kur e kanë hapur brenda saj kanë gjetur një pistoletë TT. Arma është dërguar në laborator për shenjat e gishtave. Dyshohet se arma mund të jetë lënë nga ndonjë person i shoqëruar që ka qenë i armatosur. Ai dyshohet se ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së efektivëve dhe e ka fshehur. Akoma nuk dihet sesa kohë ka patur arma e fshehur brenda makinës së policisë ndaj hetuesit nuk kanë akoma ndonjë emër të dyshuar. Në hetime ka marrë pjesë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Advertisement