Rajon
E pazakontë/ Mbajtëses çelësash me fishek brenda, kapet shqiptari
Një shtetas shqiptar është arrestuar këtë të dielë në Athinë, pasi është kapur me një armë zjarri të veçantë në xhep.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, 38-vjeçari është ndaluar në afërsi të sheshit ‘Syntagma’, pasi sapo ka parë patrullën e policisë, ka bërë lëvizje dyshuese.
Gjatë kontrollit atij i’u gjet një armë zjarri në formën e mbajtëses së çelësave si dhe dy fishekë arme zjarri. Pajisja konsiderohet armë luftarake pasi është e aftë të kryejë qitje, raporton policia greke.
I riu shqiptar është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.