Rajon
E PLOTË/ Jeta e pasur e ‘Esko’ si dhe roli i ‘Pipilas’
Dy persona të tjerë janë vënë në pranga nga policia greke, të cilët akuzohen se janë pjesë e bandës në Universitetin Politeknik, me në krye Esmin Ferhatin (Esko). Mediat greke shkruajnë se një prej të arrestuarve është një 27-vjeçare e njohur me nofkën ‘Pipila’. Kjo e fundit, sipas mediave greke ka qenë dëshmitare në shumë raste kur anëtarët e bandës futeshin në shtëpi për t’i grabitur dhe sulmonin seksualisht gratë. Në shumë raste, rezulton se ajo ka parë edhe përdhunime.
Në kontrollin e shtëpisë së 27-vjeçares u gjetën copëza të botimeve periodike, të cilat i referoheshin përdhunimeve të grabitësve dhe policia mendon se ajo i ka mbajtur si kujtim. Gjithashtu, u gjet edhe një automatik, ndërsa në emër të saj ishte makina e përdorur nga anëtarët e bandës për të kryer bastisje. Policia vlerëson se 27-vjeçarja është pjesëtare aktive i bandës.
Të tjera faktet kanë dalë në dritë lidhur me kreun e bandës kriminale që vepronte në Universitetin Politeknik të Zografou, Esmin Ferhatit, shqiptari i njohur me pseudonimin “Esko”. Mediat greke kanë publikuar të dhëna të reja, nga pushimet luksoze të tij, dënimi 11 vite më parë për përdhunim, hoteli luksoz ku qëndronte me të dashurën, si dhe zbardhjen e bisedave telefonike mes anëtarëve të bandës.
Nga grabitjet e kryera, në vetëm muajt e fundit kapnin shifrën prej 187 mijë eurove, para të cilat sigurisht që u shërbenin për të bërë një jetë luksi.
Ndërkohë, “Esko” ishte një emër i njohur për policinë, pasi 11 vite më parë ishte arrestuar dhe dënuar për përdhunimin e dy femrave në Greqi. Në vitin 2020, ai doli nga burgu, gjeti strehim në Universitetin Politeknik dhe krijoi një grup të ri, për grabitjet e shtëpive.
Në bisedat telefonike të publikuar për publikun, ai vetë duket i pakënaqur për goditjet në apartamente dhe shpjegon se pse nisi grabitjet me armë nëpër dyqane.
“Me sa mbaj mend, kam qenë i përfshirë në dhjetë grabitje, në Glyfada, Papagou dhe Agia Paraskevi. Dy kallashnikovët që gjete në shtëpi m’i dhanë disa persona nga Shqipëria për të grabitur dyqane, pasi nuk fitoja shumë para nga shtëpitë ”, thotë 32-vjeçari.
Sipas të dhënave të policisë, mësohet se kreu i bandës është larguar me 4800 euro e 40 dollarë natën e 3 shtatorit të kaluar.
Ata kanë grabitur dy kioska dhe dy pika karburanti. Nga grabitja në një kioskë në Argyroupoli morën 2000 euro. Prej aty kanë shkuar në një tjetër biznes dhe janë larguar me 250 eurot që gjetën në arkë.
Ata kanë vazhduar me një pikë karburanti në Ymittos, ku kanë vjedhur 1650 euro e 40 dollarë dhe kanë përfunduar bastisjet në orën 06:40 të mëngjesit me një grabitje në një pikë karburanti në Ilioupoli.
Nga aty janë larguar me një shumë rreth 900 euro.
Në bisedat e regjistruara, kreu i bandës dëgjohet duke folur për masat e sigurisë në rezidencën studentore dhe duke mos fshehur se ndihet i sigurt brenda Universitetit Politeknik.
Pjesë nga biseda në telefon me një femër:
-Dera e Universitetit Politeknik tashmë është e hapur. Mund të hyj.
– Mos pi më.
– Ku tjetër mund të pi? Unë do të hyj atje, sepse jam i sigurt.
Universiteti Politeknik ishte kthyer në një vend të paligjshmërisë, ku rojet në hyrje ishin në dijeni të personave dhe situatave, por nuk kanë reaguar.
“Rreth një javë më parë teksa isha në katin përdhes, dëgjova 4-5 të shtëna nga dhomat e sipërme dhe më pas pashë tre persona që dolën dhe u larguan të fshehur në errësirë”, tha një nga rojet e Universitetit Politeknik.
Një tjetër roje sigurie raporton se ka dijeni për trafik sistematik të drogës.
“Në datë 20 shtator, një nga anëtarët e bandës grabitëse doli nga dhoma 764 në katin e 7-të të pallatit, bisedoi me një roje sigurie në hyrje dhe më pas u largua. Në orën 12.30 është kthyer dhe pasi ka biseduar me të njëjtin roje është futur në dhomën 460”, tha një nga gardianët.
Ndërsa ndodhej në dhomë, “Esko” flet sërish në telefon e një nga anëtarët e bandës së tij, duke e pyetur për lëvizjet e policisë:
– Po Po. Ata kanë hipur në makinë
– Ishte me makinë?
– Me një makinë batsik.
E njëjta gjë ndodhte çdo ditë, ku grabitësit trokisnin, ktheheshin në konvikt dhe përshëndetën rojet.
“Më 22 shtator, një anëtarë i bandës, ka ngritur dorën e djathtë, përshëndeti rojet dhe hyri në rezidencat e studentëve”, tha një gardian.
Paratë e grabitjeve ishin të shumta dhe i lejonin anëtarët e bandave të pushonin edhe në hotele shumë të shtrenjta.
Veç kësaj, karakteristike janë pamjet e festave të “trurit” të bandës… pishina, ambiente me xhakuzi dhe dhoma te bollshme për tre ditë, por këto ishin para se “Esko” të kthehej në Universitetin Politeknik dhe të niste grabitjet e armatosura.