Kronike
E qëllimshme? Digjet mjeti ‘Porche’ në Vlorë
VLORË– Një mjet i markës ‘Porche’ është shkrumbuar në orët e mbrëmjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në lagjen ’14 maj’ në Vlorë. Mjeti i djegur është në pronësi të Daniel Qendrajt. Policia pritet të nisë hetimet për të zbuluar nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo ka ndodhur për shkak të ndonjë defekti në mjet.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 27.12.2022, rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porche”, në pronësi të shtetasit D. Q. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.