Connect with us

Aktualitet

E reja ndërroi jetë pas abortit, reagon mjeku: Nuk pati…

Ka folur për mediet mjeku reanimator, Behar Gjevori, i cili u kujdes për 34-vjeçaren nga Elbasani, Etleva Çullhaj, e cila ndërroi jetë disa orë pas abortit në matenitetin e Elbasanit më datë 30 janar.

Në një intervistë për “Shqipëria Live” mjeku tha se nuk ka pasur asnjë neglizhencë nga e mjekëve dhe se gjendja e 34-vjeçares ishte normale.

Ai tha se e ndjera, Etleva Çullhaj, shkoi në këmbë dhe bëri ekon, në 15:30 iku në shtëpi e shoqëruar nga një person tjetër.

“Dukej normale gjendja e saj, me pak stres dhe ankth, por gjithçka u realizua me sukses, me anestezi që nuk jep komplikime dhe bën një zgjim të shpejtë. Gjatë kësaj kohe ka qenë e monitoruar, parametrat e saj ishin normale, u përdor promofoli preparati që përdoret në sallë, ecuria ishte normale, zgjimi ishte normal. Normalisht shkoi në këmbë dhe bëri ekon, në 15:30 iku në shtëpi e shoqëruar nga një person tjetër. Ndërlikimet kanë ndodhur më 5 e gjysmë, 6 sipas obstetrit, më tha që është ndërlikuar gjendja dhe shkoi në shtëpinë e saj dhe e sjell në urgjencë dhe nuk jetonte më. Ajo ishte 11-12 javë shtatzënë. Një nga intervistat që i bëhet pacientit është natyra e alergjisë. Fakti që anestezia shkoi mirë do të thotë që e suportoi mirë. Rastet janë shumë të rralla, agravimi që quhet tromboemboli pulmonare e cila është vdekjeprurëse. Ne i kemi të përditshme këto procedura, maksimumi qëndrohet dy orë në spital. Një orë më vonë, mund të ngasë edhe makinën. Tromboemboli pulmonare njihet si komplikacion pas aborteve. Nga ana jonë protokolli ka qenë shumë korrekt, pas tre katër orëve ndodhi ky komplikacion. Është më se normale që policia dhe këto të marrin hapat e tyre. Nuk kemi të bëjmë as me neglizhencë”, tha mjeku.

Paraprakisht ekspertiza ka nxjerrë rezultatet se vdekja e 34-vjeçares në Elbasan është shkaktuar si pasojë e mpikjes së gjakut.

Etleva Çullhaj ishte nënë e dy fëmijëve, me të cilët jetonte me qira në Elbasan. Burime bëjnë me dije se bashkëshorti i viktimës ndodhet në Greqi, i burgosur ndërsa familjarët e saj jetojnë në Baldushk.

Etleva Eltleva Çulhaj u paraqit dje rreth orës 12:00 në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë.m Por rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, 34-vjeçarja ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën.

Për rrjedhojë policia ka nisur procedimin penal ndaj mjekut, Arben Paralloi 56 vjeç.

Advertisement