Connect with us

Kronike

E rëndë/ 13-vjeçarja abuzohet nga gjyshi i shoqes së saj

Një ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, ku në qytezën e vogël të Ilioni është regjistruar një denoncim i një vajze 13-vjeçare, e cila pretendon se pasditen e djeshme ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga gjyshi i shoqes së saj, raportojnë mediat greke. Sipas denoncimit të të miturës, gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e shoqes së saj 13-vjeçare pak pas orës 16:00 të martën e kaluar.  Vajza me origjinë nga Shqipëria kishte shkuar në shtëpi për të luajtur kur gjyshi 85-vjeçar i shoqes së saj përfitoi nga mungesa e shkurtër e mbesës dhe iu afrua 13-vjeçares. Pedofili i dyshuar ka kryer akte të turpshme ndaj të miturës, e cila ka arritur t’i ikë dhe të kthehet në shtëpinë e saj.  Vajza u ka treguar prindërve makthin që ka ndodhur në duart e të moshuarit, i cili nga ana e tij ka denoncuar ngjarjen në policinë e qytetit.

Advertisement