Kronike
E rëndë/ 18-vjeçarja shqiptare godet me thikë ish-të dashurin e saj
Një 18-vjeçare në Tiranë është arrestuar pasi ka goditur me thikë ish të dashurin e saj. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se i riu është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.