Kronike
E rëndë/ 29-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesë, ndërron jetë
Pogradec/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Trebinjë, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, shtetasi M. M., rreth 29 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.