Aktualitet
E rëndë/ 40 vjeçari gjendet pa jetë në oborrin e shtëpisë, detajet e para
Një person 40 vjeç i dha fund jetës sot në Shkodër. Ai u gjet nga familjarët e tij pa jetë në oborrin e banesës.
”Rreth orës 18:45, në lagjen “Skënderbeg”, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, shtetasi R. K., 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia e Shkodrës.