Connect with us

Kronike

E rëndë/ 40-vjeçari vetëhidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike

Një 40-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në lagjen nr. 18, në rrugën “Petraq Shomo”.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

 

 

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 18, në rrugën “Petraq Shomo”, shtetasi E. M., rreth 40 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe është në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Advertisement