Connect with us

Kronike

E rëndë/ Vajza plagos me thikë babain e saj 74 vjeçar, ja si paraqitet gjendja e të moshuarit

Një 43-vjeçare është arrestuar nga policia, pasi ka qëlluar me thikë babain e saj të moshuar.

Policia bën me dije se gruaja, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj 74-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement