Kronike
E rëndë/ 62-vjeçari gjendet i vdekur në rrugë
Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në hyrje të fshatit Dërsnik në Korçë, në anë të rrugës. Në njoftimin e Policisë së Korçës bëhet me dije se 62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.11.2022, rreth orës 16:45, në hyrje të fshatit Dërsnik, Korçë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi M. K., rreth 62 vjeç, banues në fshatin Dërsnik. Nga të dhëna e para dyshohet se 62-vjeçari, ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.