Connect with us

Kronike

E rëndë…Aksident me një viktimë në Fier

Një aksident me pasojë një jetë të humbur ka ndodhur në Kurjan të Roskovecit.

Autobuzi ka përplasur një motorr, i cili drejtohej nga një 80 vjecar, i cili mbeti viktimë e përplasjes.

Ndërkaq, policia e FIerit, njofton se pasagjerët në autobuz nuk janë lënduar, por që drejtuesi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Njoftimi

Fier / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë.

Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.

Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisement