Connect with us

Kronike

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan. Si pasojë janë lënduar dy persona. Momentalisht vetëm një prej tyre është transportuar në spital ndërsa pritet edhe ambulanca tjetër për të lënduarin e dytë.

Nuk dihet ende gjendja e të lënduarve si dhe dinamika e ngjarjes pasi sapo ka ndodhur. Policia është në vendngjarje për të zbuluar rrethanat.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 07.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B., rreth 57 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, shtetasi E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër shtetasja M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

Advertisement