Kronike
E rëndë/ Bie ballkoni i katit të pestë, banorët tmerrohen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në një pallat në Mamurras. Mësohet se ballkoni i një apartamenti në katin e pestë të pallatit është shkëputur, duke rënë një kat më poshtë.
Bëhet me dije se banoret e këtij pallati të shokuar kanë lënë banesat duke u larguar nga rreziku qe kanosej nga rënia e dy ballkoneve. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka vendosur pëerimetrin e sigurisë. Priten ekspertet te vendosin nëse pallati është ose jo i banueshëm.
Dyshohet se shkak e rënies se ballkoneve është amortizimi i godinës.

