Bota
E rëndë/ Burri ngacmon seksualisht 2 gra, më pas i hedh nga ura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një pikë të njohur turistike në Gjermani.
Sipas raportimeve, një burrë hodhi dy gra nga një urë 300 metra e lartë, duke vrarë njërën prej tyre. Ura është afër kështjellës Neuschwanstein në jug të vendit.
Mediet e huaja raportojnë se 31-vjeçari pas sulmeve seksuale i ka hedhur të dyja gratë nga ura.
Një nga vajzat, e cila raportohet se ishte turiste, ka ndërruar jetë.
Policia tha se një tjetër grua u plagos rëndë dhe një operacion policor në shkallë të gjerë filloi në atraksionin turistik.
Sipas mediave ndërkombëtare, burri është arratisur por më pas është arrestuar.
Sulmi thuhet të ketë ndodhur në hyrje të urës, e cila është jashtëzakonisht e popullarizuar pasi ofron një pamje piktoreske të kështjellës Neuschwanstein, që thuhet të jetë frymëzimi për kështjellën “Hirushja” të Disney-t.