Kronike
E rëndë/ E moshuara gjendet e vdekur, ja dyshimet e para

Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesë ditën e sotme në fshatin Lin.
U mësua se e moshuara jetonte e vetme ndërsa dyshohet se mund të jetë rrëzuar nga shkallët dhe ka humbur jetën.
Policia është në vendngjarje, ndërsa trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Pogradecit për të bërë ekspertizën mjeko ligjore.
“Rreth orës 12:00, në fshatin Lin, Pogradec është gjetur në banesën e saj, nga fqinja pa shenja jete shtetasja N. Sh., rreth 70 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga shkallët e banesës, ku jetonte e vetme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

