Rajon
E rëndë/ E ulur në divan me foshnjën në krahë, burri gjen të vdekur gruan në banesë
Një 38-vjeçare ka humbur jetën papritur në Greqi, teksa në krahë mbante foshnjën e saj vetëm 5 ditëshe. Siç raportohet viktima ishte bërë nënë për herë të dytë, dhe papritur ka ndërruar jetë, e ulur në dvanin e shtëpisë me foshnjën e në dorë.
Pas telefonatave që nuk merrnin përgjigje, bashkëshorti i saj është kthyer në banesë dhe e ka gjetur pa jetë, e ndërsa foshnjën duke qarë. Gjithashtu ende nuk dihen arsyet se përse u shua papritur, por do të jenë ekspertët që do të përcaktojnë shkaqet. Paraprakisht, dyshohet se në momentin që është gjetur nga i shoqi, kishte rreth 6 orë që kishte ndërruar jetë.