Connect with us

Kronike

E rëndë/ Gjendet i vdekur 64-vjeçari, ja dyshimet e para

Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë pasi është futur në det, gjatë pasditës së sotme, në Porto Romano të Durrësit.

Dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak, që ka rezultuar në humbjen e jetës së tij.

Policia thekson se grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes. Të dhënat e mëtejshme do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Advertisement